Kërko një demo
Gjuha
Pamja
Kërko një demo

Dijeni çfarë të porositni para se të zbrazen raftet.

  1. Faturat tuaja

    Ngarkoni skedarin që e nxjerr programi juaj i kontabilitetit. S'ka nevojë të rishkruani apo të rregulloni asgjë.

    Napolitanë me kakao 40 g
    Rreshtat e faturave të një produkti
    DataDyqaniCopë
    02.11.Market Ardi48
    02.11.Mini Market Besa24
    03.11.Market Teuta72
    03.11.Dyqani Flaka12
    Java e kaluar, 61 fatura945
  2. Sa të porositni

    Nga shitjet e javëve të fundit, aplikacioni llogarit sa do të shitet çdo produkt deri në furnizimin e ardhshëm dhe sa mungon.

    Napolitanë me kakao 40 g
    1.0005000
    ShitetParashikimi
    Shitjet e pritura deri në furnizimin e ardhshëm
    2.940
    Stok sigurie, nëse parashikimi del i ulët
    + 310
    Stoku që mbetet kur arrin porosia
    − 1.090
    Për t'u porositur
    90 kuti

    Porositni deri të enjten: furnitori sjell brenda 5 ditëve.

  3. Dërgesat e nesërme

    Çdo shofer i sheh faturat e veta në telefon, dyqani më i afërt i pari. Në mëngjes zyra i krahason paratë me faturat.

    Nesër · Shoferi 2
    1. Market Ardi2,1 km · 3 faturaI pari
    2. Mini Market Besa3,4 km · 1 faturëPër t'u dorëzuar
    3. Market Teuta5,0 km · 2 faturaPër t'u dorëzuar
    Paratë, mëngjesin pasPërputhet

Një produkt si shembull. Numrat janë të sajuar.

Çfarë të porositni këtë javë, produkt për produkt

Produktet që do të mbarojnë dalin të parat. Për secilin shihni sa shiti, sa pritet të shesë në katër javët e ardhshme, sa ka në stok dhe sa duhet porositur. Malli që do të skadojë para se të shitet shënohet me të verdhë.

Planifikimi, 4 javët e ardhshme
Produktet me shitjet, parashikimin, stokun dhe çfarë të porositet
ProduktiShitur, 4 javëParashikimiNë stokÇfarë të bëhet
Napolitanë me kakao 40 g3.7154.0351.78090 kuti deri të enjten
Biskota me gjalpë 200 g1.1201.18026040 kuti deri të hënën
Çips me paprika 150 g2.4102.2802.950Stok i mjaftueshëm
Lëng portokalli 1 L8609401.400300 skadojnë para se të shiten

Shoferët e kanë ditën në telefon

Çdo mëngjes faturat shkojnë në telefonat e shoferëve, të renditura sipas largësisë. Me një prekje hapin udhëzimet dhe në çdo faturë mund t'i lënë zyrës një shënim.

Mëngjesin tjetër zyra i kontrollon paratë e çdo shoferi me faturat, duke llogaritur kthimet dhe notat e kreditit, kështu që një dallim del po atë ditë.

Paratë e dorëzuara, dje
Paratë e pritura nga çdo shofer dhe nëse përputhen
ShoferTë prituraStatusi
Shofer 11.842,50 €Përputhet
Shofer 21.265,00 €mungojnë 12,40 €
Shofer 3968,20 €Përputhet

Pyetje

Si fillojmë?
Na dërgoni skedarët që i nxjerr programi juaj i kontabilitetit. Prej tyre i vendosim njerëzit, produktet, dyqanet dhe furnitorët, dhe e kalojmë aplikacionin bashkë me ju.
A duhet ta ndërrojmë programin e kontabilitetit?
Jo. Tandbit vetëm i lexon skedarët e tij. Nuk shkruan fatura dhe nuk e prek kontabilitetin tuaj.
A punon në telefon?
Po. Menaxherët e përdorin në laptop, ndërsa shoferët dhe agjentët e shitjes në telefonat e tyre.
Në cilat gjuhë është?
Shqip dhe anglisht. Secili zgjedh gjuhën e vet.
Si e dimë që parashikimi është i saktë?
Aplikacioni e provon veten në javë të kaluara që nuk i ka parë dhe i krahason me atë që u shit vërtet. Rezultatin e shihni për çdo produkt.

Pse Tandbit

Emri vjen nga fjala tandem: dy që ecin në të njëjtin drejtim. Logoja janë dy rrugë që bashkohen në një. Kështu punojmë me çdo kompani: nisemi nga mënyra si punoni sot, dhe aplikacioni rritet me atë që ju duhet.

Kërko një demo

Lini numrin dhe do t'ju telefonojmë. Në demo jua tregojmë Tandbit me produkte dhe dyqane si tuajat.

Çfarë bëni
Çfarë i merr ekipit tuaj më shumë kohë sot?

Të dhënat tuaja i përdorim vetëm për t'ju kontaktuar. Politika e privatësisë